Partia qendrore holandeze D66 fitoi më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme të mërkurën.
Me, pothuajse, të gjitha votat e numëruara, D66, nuk mund të tejkalohet më nga Partia ekstremiste e djathtë Liria (PVV), e udhëhequr nga Geert Wilders, sipas agjencisë së lajmeve, e cila mbledh rezultatet nga të gjitha komunat në Holandë, tha agjencia e lajmeve ANP, raporton CNN.
D66 pritet tani të marrë drejtimin në raundin e parë të bisedimeve për formimin e një qeverie koalicioni, një proces që zakonisht zgjat muaj.
Me rreth 18% të votave, partia do të ketë nevojë për të paktën tre partnerë koalicioni për të arritur një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Ulët të Parlamentit me 150 vende.
Partia pro-BE-së dhe liberale D66 trefishoi numrin e vendeve me një fushatë pozitive dhe një rritje të shpenzimeve për reklamim, ndërsa Wilders humbi pjesën më të madhe të mbështetjes që e kishte çuar në një fitore befasuese në zgjedhjet e mëparshme në 2023.
Megjithëse të gjitha partitë kryesore tashmë e kishin përjashtuar bashkëpunimin me të, Wilders kishte thënë se do të kërkonte të kishte mundësinë e parë për të formuar një koalicion nëse partia e tij konfirmohej si fituese e votave.
Konfirmimi i rezultatit do të vijë të hënën, kur do të numërohen votat me postë të hedhura nga banorët holandezë që jetojnë jashtë vendit.
Liderët e partive do të diskutojnë hapat e ardhshëm të martën.
The post CNN: Pentagoni miraton transferimin e r@ketave “Tomahawk” në Ukrainë, vendimi përfundimtar tek Trump appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
7 gjëra që i bëjnë njerëzit të pëlqyer nga të gjithë
Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni
Këshilla psikologjike që ju duhen në jetë