Como “fluturon” drejt Champions-it, shkatërron Pisën me pesë gola – Ekonomia Online

Como “fluturon” drejt Champions-it, shkatërron Pisën me pesë gola

Como vazhdon formën fantastike duke u shkëputur i vetëm në vendin e katërt, pozita që dërgon në Champions League, pas një fitoreje bindëse 5-0 ndaj Pisa.

Ndeshja u dominua plotësisht nga vendasit që zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Diao dhe Douvikas. Në fraksionin e dytë, epërsia u thellua edhe më shumë falë realizimeve të Baturinës, Paz dhe Perrone, duke vulosur një triumf spektakolar.

Me këtë fitore, Como forcon pozitën në zonën që siguron pjesëmarrjen në Champions, ndërsa Pisa mbetet në fund të tabelës dhe në situatë shumë të vështirë.

Në ndeshjen e ardhshme, Como udhëton për t’u përballur me Udinese, ndërsa Pisa do të kërkojë reagim në shtëpi ndaj Torino./Klankosova.tv