Aktori i njohur Çun Lajçi i ka reaguar Ramush Haradinajt, rreth deklaratave për Kurtin, gjoja ai po rrezikon ushtarët amerikanë.
Lajçi ka thënë se “100 vjet ymer me i pasë as s’ke mu ba Albin as Albini s’ka me qenë anmik i amerikanve, (siç po dëshiron ti) e kurrë spiun i serbit siç po trumpeton ti që sa e sa vite”.
Postimi i plotë:
Mos bre Ramush se ta dua trimninë e heroizmin e viteve ma t’randa t’popullit tim, e s’ke nevojë t’vraposh herë të një ambasadë herë të tjetra si Dulla, e mos ma copto zemrën me budallakitë e këtyre deklaratave pa krypë e pa yndyrë!
– Paj edhe 100 vjet ymer me i pasë as s’ke mu ba Albin as Albini s’ka me qenë anmik i amerikanve, (siç po dëshiron ti) e kurrë spiun i serbit siç po trumpeton ti që sa e sa vite.
– Albini se mbushë kokën mjegulla e nuk flet për darkat e mëshefta n’Veri të Radojçiqi, se ka punë t’bardha për vendin e vet e nuk i thot peqe-lepe kurkujt kur asht n’pytje Ura mes Mitrovicës, se ai s’ka dorë që firmosë falje siç ke pasë ti e Isa e Hashimi për Çakorrin e Zhlebin!
Përbije lakminë njiherë e përgjithëmonë, se ke qenë n’pushtet e zi e terr e ke ba!
– Mos bre burr se s’ka Albina që i rrezikojnë ushtarët Amerikan, por edhe s’ka ma Albina që Veriun e lanë tokë t’askujt siç po dëshiron Edi Rama!
Kurseje vehtën Rambo nga fjalët e pamatuna e kujtohu pse ishe n’luftë!
Gjilan, 14.08.2024



Të tjera
Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Pep Guardiola thotë se City duhet të “përgatitet” për pasardhësin e tij
Si ndikon ecja zbathur në shëndetin tonë