Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka kërkuar arrestimin e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu,pasi ky i fundit dha një deklaratë për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi.
“Glorifikimi më monstruoz i terrorizmit dhe i vrasjes së policit serb, nga Bekim Haxhiu, është vetëm dëshmi se urrejtja dhe dhuna ndaj çdo gjëje që është serbe nuk ka kufi. Nuk mund të them se jam i befasuar nga thirrja e Haxhiut për të vrarë policët serbë, as që e ka thënë publikisht.
Do të habitesha vetëm nëse një deklaratë e tillë monstruoze do të mbetej pa reagim nga komuniteti ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet e tij përkatëse”, ka thënë Daçic.
Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, së bashku me qindra mijëra qytetarë të Kosovës, morën pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, i cili iu dha lamtumira e fundit në një ceremoni të mbajtur në Klinë të Ulët.



Të tjera
Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Pep Guardiola thotë se City duhet të “përgatitet” për pasardhësin e tij
Si ndikon ecja zbathur në shëndetin tonë