Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur publikun e “Big Brother VIP Albania”, pasi konkurrenti Jozefin Marku ka ushtruar dhunë fizike ndaj banorit tjetër, Gjestit, menjëherë pas eliminimit nga shtëpia.
Sipas raportimeve zyrtare, pas përfundimit të spektaklit të së premtes, Jozi ka reaguar në mënyrë agresive, duke e goditur Gjestin në ambientet jashtë shtëpisë.
Incidenti ndodhi pak çaste pasi të dy u eliminuan nga gara dhe dolën përpara publikut.

Produksioni i emisionit reagoi menjëherë, duke njoftuar Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, gjatë transmetimit të “Prime”-it u bë e ditur se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.



Të tjera
Shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen”, Erdogan i thotë Iranit
Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore `Patriot` në Malatya
Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2026