Prezantuesja televizive meksikane Debora Estrella e njohur për prezantimin e programit të mëngjesit në Meksikë vdiq në një aksident të vogël avioni në shtetin Nuevo Leon.
Estrella po merrte një mësim fluturimi me instruktorin Bryan Leonardo Ballesteros Argueta të shtunën në mbrëmje kur avioni u rrëzua në komunën Garcia. Të dytë vdiqën në vendngjarje, konfirmuan autoritetet, ndërsa nuk u raportuan lëndime të tjera.
Sipas raportimeve të mediave lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 6:50 të mbrëmjes pranë lumit Pesqueria. Ekipet e mbrojtjes civile mbërritën menjëherë në vendngjarje, por mundën të konfirmonin vetëm vdekjen e pilotit dhe një pasagjeri.



Të tjera
Tetë zakone të mëngjesit për një ditë më të qetë
Kryetarët serbë marrin drejtimin e komunave në veri, respektojnë simbolet e Republikës së Kosovës
Policia moldave gjen më shumë prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në Moldavi