Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, Arbi Agalliu.
Agalli kishte denoncuar nga selia e PD, Belinda Ballukun dhe projektin e ndertimit te Tunelit te Llogarasë, nderkohe qe disa dite me vone, Balluku me gjasa i ka gjetur ‘fijet’.
Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka n vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”, raportojnë mediat e Shqipërisë, transmeton kk.
Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.
Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”
.Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.
Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.
Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.



Të tjera
Tensione në Beograd, Diana Hrka përpiqet të flasë nga Çaciland me muzikë me zë të lartë
Pasojat që birra i shkakton shëndetit tuaj
Parashikimi i motit për të enjten dhe të premten