Dallaveret me vota, Prokuroria në Prizren nis hetimet edhe në komunën e Suharekës

Dallaveret me vota, Prokuroria në Prizren nis hetimet edhe në komunën e Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka iniciuar hetime me vetiniciativë lidhur me manipulimet me vota në komunën e Suharekës.

“Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit.”

Prokuroria thotë se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.