Avokati Musa Damati ka dhënë detaje në lidhje me aktgjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ai tha se është një aktgjykimi voluminoz dhe tashmë si aktgjykim me shkrim, siç tha ai, prodhon pasoja juridike.
“Aktgjykimi është voluminoz dhe tashmë si aktgjykim me shkrim prodhon pasoja juridike në kuptimin e asaj se palët e pakënaqura kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës”.
“Karakteristikat, detajet e rëndësishme të këtij aktgjykimi janë se si i shpallur me 28 qershor 2024 kishin gjashtë të akuzuar në këtë proces, prej tyre kemi një refuzim të akuzës për njërin prej të akuzuarit, ndërsa jemi vetëm një lirim nga akuza në raport me klientin time, e cila si e vetme u shpall e pafajshme në këtë proces gjyqësor, ndërsa katër të akuzuar të tjerë u dënuan me një total gjithsej 23 vite burgim dhe mbi 20 mijë euro gjobë”, u shpreh ai.



Të tjera
Brokoli forcon stomakun
Osmani në sinkron me opozitën, duket se ka një skenar
Dy yjet kosovarë të Counter-Strike2 sot përballë njëri-tjetrit për një vend në finale të ESL Pro League