Legjenda e Real Madridit, Dani Carvajal, ka vetëm 50 për qind shanse për t’u rikuperuar nga lëndimi i rëndë i gjurit.
Spanjolli 32-vjeçar fitoi Ligën e tij të gjashtë të Kampionëve sezonin e kaluar dhe gjithashtu triumfoi në Euro 2024.
“Dhe një çështje tjetër është rikthimi në të njëjtin nivel sportiv, i cili, duke folur me shifra të ftohta, nuk është më shumë se 50 apo 60 për qind”.
“Një faktor negativ është se futbollistët priren të kenë këmbë varus, siç i quajmë teknikisht. Në thelb i referohet të kesh këmbë të përkulura, siç kishte për shembull Rivaldo në një mënyrë shumë të theksuar”.
“Ky fakt është një faktor negativ për rikuperimin e suksesshëm të këtyre lëndimeve, sepse i vë në stres të madh ligamentet që po rindërtohen, duke i shtrirë ato në nivele që e bëjnë operacionin të dështojë”.
“Por te një futbollist profesionist ky korrigjim i formës së këmbëve është totalisht i kundërindikuar, sepse do të nënkuptonte fundin e karrierës së një futbollisti”.
“Nga ana tjetër, gjendja mendore në lëndime të tilla të rënda është e një rëndësie jetike, sepse zhgënjimi, frika dhe mendimet negative mund të dëmtojnë shërimin optimal”, ka shtuar më tej doktori.
Real Madridi mori vendimin e shkëlqyeshëm për të vazhduar kontratën me Carvajal deri në vitin 2026 pas lëndimit që do ta mbajë atë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.
Ai ka qenë me Los Blancos që nga viti 2002 kur ishte 10 vjeç dhe konkurroi në të gjitha ekipet e tyre të të rinjve.
Të tjera
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Rama njofton zgjedhje të parakohshme për Bashkinë Tiranë
Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit