Daniil Medvedev thyen ‘racketin’ copë-copë (VIDEO) – Ekonomia Online

Daniil Medvedev thyen ‘racketin’ copë-copë (VIDEO)

Ish-kampioni i Us Open, Daniil Medvedev është eleminuar në raundin e parë të grand slamit Us Open nga Francezi Benjamin Bonzi në pesë sete.

Mirëpo ajo që mori vëmendje të madhe ishte reagimi i tenistit rus në fund të ndeshjes, ku ai nuk pati mëshirë për racketin e tij.

Ish-numri një i botës shpërtheu në nervozë të madhe duke e përplasur disa herë racketin në tokë.

Kjo nuk është hera e parë që Medvedev bëhet pjesë e këtyre situatave, pasi shpeshherë në karrierë nuk ka ditur t’i menaxhojë mirë humbjet.

Medvedev ka pasur një vit shumë të vështirë me rezultate, ku është eleminuar tre herë në raundin e parë dhe një herë në raundin e dytë të Grand Slameve këtë vit.