Përfaqësuesi i Danimarkës në Këshillin e Sigurimit gjatë seancës raportuese çdogjashtë muajshe të UNMIK-ut, i ka kërkuar Kosovës të themelojë Asociacioinin e Komunave të banuara me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Ne i bëjmë thirrje si Serbisë ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi Special i sapoemëruar për Dialogun, Z. Peter Sørensen: “Është koha për të ecur përpara”.
Marrëveshje të konsiderueshme janë arritur tashmë përmes Dialogut. Tani ato duhet të zbatohen.
Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha përfaqësuesi danez.
Të tjera
Një lajm i keq për ata që e përziejnë vodkën me pije energjike
BQK lanson garën edukative për studentët dhe profesionistët e rinj
Inovatorët e Kosovës po formësojnë të ardhmen dixhitale