Danja, Valbona, Loredana, Rizarta e plot të tjerë pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij

Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albaniadhe Big Brother VIP Kosova.

Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme.
Midis tyre u panë Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitur nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Foto: Arbresh (Screenshot)

 

Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta

Foto: Arbresh (Screenshot