Dardanët nisen drejt Bratisllavës për një tjetër sfidë historike – Ekonomia Online

Dardanët nisen drejt Bratisllavës për një tjetër sfidë historike

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka udhëtuar drejt Bratisllavës, ku e pret sfida e radhës me synimin për të vazhduar rrugëtimin pozitiv dhe për të arritur një tjetër rezultat të madh.

Të enjtën me fillim nga ora 20:45, Kosova përballet me Sllovakinë, në testin e parë drejt botërorit.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ekipi është i përgatitur dhe i motivuar maksimalisht për këtë përballje, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për objektivat e “Dardanëve”.

Me atmosferë pozitive dhe besim të lartë, Kosova synon të shkruajë një kapitull të ri suksesi në arenën ndërkombëtare.