“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një superkoreografi – Ekonomia Online

“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një superkoreografi

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tifozëria “Dardanët” u kujdesën që përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, ta përcjellin edhe një mesazh të fuqishëm përmes një koreografie të veçantë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e shpalosën edhe një baner të madh me mbishkrimin “Victorious”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.

Ky baner qëndroi i hapur gjatë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje nga tifozët, duke krijuar një moment emocional dhe simbolik në tribuna.

Sipas tifozëve, koreografia ishte një shprehje e mbështetjes dhe solidaritetit të tyre, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në stadium.

“Dardanët” edhe kësaj radhe dëshmuan kreativitetin dhe organizimin e tyre, duke e bërë ndeshjen një ngjarje sportive me mesazhe shumë të fuqishme.