Puna e SPAK-ut, është një sinjal pozitiv për investitorët e huaj që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
Kështu u shpreh Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore e Departamentit Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland gjatë konferencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.
“Mendoj që Shqipëria ka bërë përparime të shkëlqyera në luftën ndaj korrupsionit, e cila vjen edhe si pasoje e veprimtarisë së SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka fituar besimin e qytetarëve. Gjithashtu ky është një sinjal i fortë për investimet e huaja dhe mbi të gjitha është e rëndësishme edhe për bashkimin me BE-në”, u shpreh Hyland.
Ndërkohë sipas përfaqësueses së DASH, krijimi i një tregu rajonal shërben si një hap drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Mbetet me rendësi edhe bashkëpunimi tregtar për zhvillimin e rajonit, pra jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë. Kjo është një pjesë e rëndësishme që këto vende te përgatiten për t’u bëre pjesë e tregut të përbashkët të familjes evropiane”, tha tutje ajo.
Sipas përfaqësueses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria nuk mund të përparojë e vetme, ndaj garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo hap.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin