‘Defender Europe 2025’, moment historik për ushtrinë e Kosovës

‘Defender Europe 2025’, moment historik për ushtrinë e Kosovës

Janë bërë gati një javë që kur ka filluar ushtrimi më i madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, e cila është stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane. Në zemrën e Ballkanit, Kosova është shndërruar urë bashkëpunimi ushtarak.

Syla: Defender Europe me ndikim të jashtëzakonshëm

Shemsi Syla, zëvendësministër në detyrë i Mbrojtjes, tha për RTK, se pjesëmarrja e Kosovës si nikoqire e ‘Defender Europe 2025’ është një ngjarje më e rëndësishme gjatë rrugëtimit të forcës sonë ushtarake, nga UÇK në TMK, pastaj në FSK, si dhe tani në ushtrinë e sotshme.

Ai tha se SHBA po zhvillojnë ushtrimin më të madh deri më sot në Evropë, i cili ka kapacitete të shumta të shteteve partnere edhe të NATO-s dhe jashtë saj të ngërthyera në një ngjarje tejet të rëndësishme.

“Fati ynë është se ne jemi pjesëmarrës dhe njëkohësisht nikoqir që do të thotë shumë, sepse është një besim që ne të jemi vend nikoqir, ku Shtabi i Divizionit 28 është i dislokuar në Kosovë”, tha Syla.

Ai theksoi se ky uhstrim ka një ndikim tëi jashtëzakonshëm edhe në ngritjen tonë morale dhe besueshmërinë që ka SHBA ndaj ushtrisë sonë dhe Kosovës.

Syla më tej shtoi se kjo do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes sonë dhe të inkurajimit në ngritjen e kapaciteteve tona ushtarake.

Ai më tej vuri në dukej se më 2028 do të përfundojë marrëveshja e cila në fokus ka krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Kastrati: “Defender Europe 2025”, mesazh i qartë, për Serbinë dhe Rusinë

Kadri Kastrati, njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, ish-komandanti i FSK-së, tha se “Defender Europe 2025”, është një ngjarje e jashtë zakonshme dhe është mesazh i qartë, për Serbinë dhe Rusinë.

“Serbia çdo herë bën përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe veriun e Kosovës. Ky ushtrim është besimi ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deri këtu kemi ardhur me partnerët tanë, nuk shoh ndonjë problem në këtë ushtrim dhe forca jonë të bashkëveprojë në këtë ushtrim”, theksoi Kastrati në emisionin special në RTK. Po ashtu sipas tij, Kosova do të jetë fituese,

Lilo: ‘Defender Europe 2025’ demonstron angazhimin për mbrojtjen kolektive

Ardian Lilo, drejtor i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha se të jesh pjesëmarrës dhe nikoqir i “Defender Europe 2025”, është  aktiviteti më i madh që zhvillohet, stërvitje më e madhe ushtarake shumëkombëshe, e cila organizohet nga ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën që demonstron angazhimin e SHBA-së dhe NATO-s për mbrojtjen kolektive dhe rritjen e gatishmërisë midis forcave aleate dhe për të rritur ndërveprueshmërinë.

Ai vuri në dukje se kjo është pjesëmarrje e tretë me radhë e Shqipërisë në aktivitete të tilla ushtarake të NATO-s.

 

 

 

DEFENDER 25, stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane

Ndryshe DEFENDER 25, është stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane, afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

I planifikuar nga 26 maji deri më 9 qershor, Reagimi i Menjëhershëm 25 është një nga tre ngjarjet kryesore të trajnimit DEFENDER 25 dhe përfshin më shumë se 12,000 trupa nga SHBA-ja, Aleatët dhe vendet partnere. Aktivitetet përfshijnë tetë vende: Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Sllovaki.

Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë dhe FSK do të marrin pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 si një seli divizioni që mbikëqyr një brigadë shumëkombëshe. Ushtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, së bashku me anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Ajovës dhe FSK-së, do të marrin pjesë gjithashtu në një stërvitje kombëtare në Zonën e Trajnimit Babaj Bokes (BBTA) më 3 qershor”.May be an image of text