Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Tëvë1 në emisionin “Herët” e quajti “definicion të budallakisë” çështjen e mbajtjes së seancave konstitutive në Kuvend të Kosovës, me skenar të përsëritur të njëjtë.
“Definicion i budallakisë është me provu të njëjtin sen dhe me shpresu që ka rezultat tjetër. Kur s’i ndërron asnjë element, pse po pret rezultat tjetër? Edhe une kta e kom folur prej 2014-të po e flas edhe sot, ai vendim i Gjykatës Kushtetuse ka qenë skandaloz ku veç i pari ka te drejt për kandidat edhe kjo nuk ka asnjë pikë kuptimi”, është shprehur ai.
Tutje Ahmeti tha se për këtë situat në Kuvend se as VV-ja nuk është e interesuar për të procesura situatën dhe është mirë të shkohet në zgjedhje prapë.
“Unë po e shoh që as VV-ja nuk është e interesuar për procesimin e situatës sepse nuk e ka numërin edhe është mirë nga ta që të thuhet të shkojm në zgjedhje prap sepse ka vende që kanë shku në zgjedhje 3 herë deri kanë ardh në një zgjedhje të situatës”, ka thënë Ahmeti.



Të tjera
Një unazë si kjo ju ndihmon në problemet me urinimin
Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund
Ne kemi besim të plotë në administratën Trump