Deklarata e fortë e Agim Aliçkajt: “Rama po i shërben Serbisë fashiste”

Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “shërbëtor të Serbisë fashiste, me mish e me shpirt”. Ai akuzon Ramën se mashtron ish-luftëtarët e UÇK-së me fjalë boshe, ndërsa me vepra vepron kundër tyre.

Aliçkaj thekson se Rama nuk e ka dënuar Serbinë, ka refuzuar votimin e rezolutës për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe po punon për ndarjen e Kosovës.

“Ai është kundër të gjitha vlerave të UÇK-së dhe kombëtare, dhe do të përfundojë në plehun e historisë”, ka shkruar ndër të tjera Aliçkaj.

Postimi i plotë:

Ai është me fjalë boshe, rrena dhe mashtrime për UÇK-në, por me vepra kundër.

– Nuk e dënon Serbinë, kërkon që ti falen krimet, pa kërku falje.

– Nuk e voton rezolutën për gjenocid ndaj shqiptarëve.

– Punon për ndarjen e Kosovës dhe falje të Veriut të cilin e quan tokë e askujt.

Ai është kundër të gjitha vlerave të UÇK-së dhe të gjitha vlerave kombëtare.

Do të përfundojë në plehun e historisë.

I nderuar Blerim Gjocaj. Unë nuk komentoj në postimet tua për shkak të respektit ndaj teje. Të lutem mos komento as ti më. Të gjithë e dinë kush është UÇK dhe kush nuk është. Mos humb kohë kot. Jeto me ëndrrat tua e unë me të mijat.