Anëtari i kryesisë së listës Guxo, Kujtim Hajdaj, ka reaguar pas protestës së mbajtur dje, duke e cilësuar atë si një ngjarje të politizuar dhe të kthyer në “show elektoral”. Sipas tij, shumë pjesëmarrës kishin përshtypjen se ndodheshin në një miting zgjedhor, ku disa shfrytëzuan rastin për reklama dhe biznese.
Hajdaj akuzoi disa kandidatë se e përdorën protestën për fushatë, ndërsa si “maskotë” të ngjarjes e quajti Ramoviqin, të cilin e cilësoi “model me frymëzim enverist”. Ai tha se Ramoviqi tentoi të përfitonte politikisht duke u lidhur me emrat e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, por “u mbyll në zyre kur pa se ata nuk morën pjesë”.
Reagimi i plotë:
ÇKA NDODHI DJE?
Aty kishim edhe kandidatë të zgjedjeve që shkun për fushatë, ngase s’po u dhez ndryshe…, votuesit e kanë kuptu se janë profiterët e klasit të parë për mashtrime…, që n’tana anet e kanë ba rrëmujë e berllog.
Sigurisht, maskota e parë e këtij show koncerti apo biznesi për vota, ishte kush tjetër përveq Ramoviqit, që për model- në ADN – e ka frymëzuesin e tij Enver Hoxha. “Patriot ” falls, të rrejshëm.
Në këtë rast, çka do i thoshte Ramoviqi, Vuqiqit: “Vuqo brate, ti e dinë se ishte veq reklamë se këta (kosovarët) i mashtrojmë shumë lehtë.”
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës