Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ua ka shpjeguar përpjekjet e tij për të lidhur marrëveshje me partinë e Fatmir Limajt për daljen nga ngërçi me muaj në Kuvendin e Kosovës disa mërgimtarëve në Londër, ku shkoi për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit.
Kurti u ankua se Nisma kërkoi shumë derisa në Kuvend ka vetëm tre deputetë.
“Me partinë Guxo, që i ka gjashtë deputetë, ne jemi marrë vesh me i pasë dy ministra. Unë kam qenë i gatshëm që Nismës me tre deputetë me ia dhënë një ministër, nënkryetarin e Kuvendit..”.
“Po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, Fatmir Limaj ka mundur të bëhej nënkryetar Kuvendi. Se duhet që kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendoje këtë situatë ku Albulena Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Fatmir Limaj bëhet nënkryetar i Kuvendit se i ka pasë pesëfish vota më pak se Albulena, e kish marrë një ministri dhe dy zëvendësministra”.
“Tepër”, shtoi një tjetër nga audienca.
“Katër pozita të nalta me tre deputetë. Qekjo është racionale. Maksimumi ku mund të shkojmë. Ama, ‘ama ti mu se ta kom gjet unë ditën’, faleminderit po..”, e përfundoi Kurti derisa u duartrokit.



Të tjera
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit