“Deklaratë e fortë: Familja Imeri thotë se sulmet ndaj Shkëlzen Gashi lidhen me Albin Kurtin”

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me debatet e fundit rreth publikimeve të Shkëlzen Gashi dhe deklaratave të Natasha Kandiq.

Në reagim thuhet se, sipas asaj që është bërë publike nga Rron Gjinovci dhe Gashi, të dhënat e prezantuara përputhen mes tyre, duke hedhur poshtë pretendimet për pasaktësi. Familja e cilëson si të padrejtë dhe linçuese fushatën ndaj Gashit, duke pretenduar se në të kanë qenë të përfshirë edhe individë brenda institucioneve të drejtësisë

Tutje, në reagim theksohet se sulmet ndaj Gashit kanë pasur si synim më të gjerë kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre përfaqëson fuqishëm frymën e UÇK-së dhe gëzon mbështetje të madhe qytetare.

Postimi i plotë:

-E vërteta, herët a vonë, del në sipërfaqe hibride te gjore nese nuk e mesoni te verteten ajo do te jete ankthi i juaj i perjetshem ..

– Në këtë rast, faktet dhe provat e paraqitura e kanë rrëzuar një fushatë të padrejtë, linçuese pjese e se ciles eshte bere edhe nje segment kriminal qe akoma jeton brenda Prokurorise se Kosoves .

-Kësaj fushate i kanë kontribuar edhe ata që dikur ishin kundër UÇK-së, ndërsa sot shtiren si mbështetës të saj.

– Kryministrin e Kosoves Albin Kurtin.

-Në Kosovë, askush nuk e ka mishëruar më fuqishëm frymën e UÇK-së në politikë sesa Albin kurti .

– Me të tjerët, që fshihen pas emrit të luftës për interesa personale, qytetarët nuk mashtrohen me .