Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar formularin e tij vjetor për deklarimin e pasurisë për vitin 2025, sipas kërkesave të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Dokumenti, i publikuar më 23 prill, zbardh në detaje pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet financiare të tij dhe bashkëshortes.
Në deklarim, Abdixhiku ka përfshirë katër prona të paluajtshme, përfshirë dy shtëpi, një banesë dhe një parcelë toke. Dy prej tyre janë të trashëguara nga familja, ndërsa banesa më e fundit, me sipërfaqe 174 m² dhe vlerë 260 mijë euro, është blerë në vitin 2023 përmes kredive bankare dhe është në bashkëpronësi me bashkëshorten.
Në llogaritë bankare, janë të deklaruara rreth 10,370 euro në emrin e Abdixhikut dhe 1,609 euro të tjera në emër të bashkëshortes.
Formulari përfshin edhe detyrimet: 2 mijë euro overdraft, një kredi prej 29 mijë eurosh për renovimin e një shtëpie dhe një kredi më të madhe – 126 mijë euro për banesën në Marigona Hill.
Të tjera
Serbi i arrestuar dje për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri
BE-ja ‘harron’ agresioni e Serbisë mbi Kosovën, ‘kukat’ mbylljen e zyrave paralele serbe
Kina dhe Rusia me aleatë po ndryshojnë rendin botëror