Kusari-Lila ftesën e Prokurorisë Speciale e cilësoi si ndërhyrje të drejtpërdrejtë të drejtësisë në procesin zgjedhor.
“Ajo çfarë ndodhi dje përkundrejt që është e pazakontë nuk ishte befasi për mënyrën si është pozicionuar apo si vepron Prokuroria Speciale në Kosovë. Nuk e di në ndonjë vend demokratik që do të mund të prezantohej ndryshe përveç se ndërhyrje e drejtpërdrejtë e drejtësisë në procesin zgjedhor i cili pritet të ndodhë”, tha Kusari-Lila për Euronews.
Tutje, ajo tha se duket se Prokuroria Speciale kërkon që ta dëmtojë drejtpërdrejt VV-në, teksa për sa i përket thirrjes për Kurtin, Kusari-Lila tha se janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njëjtën lëndë.
“Duket sikur drejtpërdrejtë Prokuroria Speciale kërkon që të dëmtojë pozitën apo Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket çështjes për të cilën është thirrur Kurti në Prokurorinë Speciale kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila i ka rekomanduar prokurorisë që me materialet te cilat i ka depozituar nuk ka bazë për vazhdim të hetimit që do të thotë që janë dy gjykata që kanë dhënë vendim për të njëjtën lëndë”.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj