Deklaroi rrejshëm për dhunim – 38-vjeçarja përfundon si e dyshuar në Mitrovicë

Një rast i pazakontë është shënuar në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nën hetim për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Më 29 shtator 2025, rreth orës 16:40, F. R. paraqiti në stacionin policor një deklaratë, duke pretenduar se ishte dhunuar nga A. P. gjatë verës së vitit 2018.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.