“Osmani e gatshme që t’i takojë liderët e partive”, Kupina: Peci e Gërvalla e dinë që presidentja s’bën ftesa kot

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese

Presidenca ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se këto komente janë hartuar në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë.

“Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina.