Janë publikuar pamje të reja nga plagosja e dy personave në Pejë.
Nga incidenti me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre po trajtohet në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari për këtë ngjarje tashmë është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje.
Pamjet e reja të publikuara nga “Betimi për Drejtësi” tregojnë momentin kur i dyshuari del nga një garazh dhe qëllon me armë zjarri në drejtim të viktimave.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës