Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke konstatuar se seanca konstitutive nuk ka përfunduar si rezultat e moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe.
Vendimi i Kushtetueses:
TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;
TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
Në seancën e mbajtur më 26 gusht 2025, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën Dimal Basha kryeparlamentar. Më pas, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga tri parititë më të mëdha shqiptare. Ndërkaq, Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga pakicat joserbe. Votimi i nënkryetarëve nga radhët e pakicave nuk u bë në pako, por veçmas.
Por, konstituimi i Kuvendit ngeci tek pozita e nënkryetarit të Kuvendit nga pakicat serbe. Lista Serbe insistoi vetëm tek emri i Sllavko Simiqit, i cili nuk mori votat e mjaftueshme në tri tentime.
Më pas, kryetari Basha vazhdoi procesin me short. As kësaj radhe, deputetët e Listës Serbe nuk morën votat e mjaftueshme. Më së shumti vota nga pakica serbe, por që as kësaj radhe nuk ishin aq sa nevojiten, mori Nenad Rashiq, pro të cilit votuan 55 deputetë.
Pas kësaj, kryetari Basha e ndërpreu seancën për të vazhduar më 28 gusht. Nënkryetari nga pakica serbe dështoi të zgjedhet edhe në seancën e 28 gushtit.
Po atë ditë (30 gusht), Lista Serbe njoftoi se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive. E Kushtetuesja caktoi masën e përkohshme.



Të tjera
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj