Një delegacion i bizneseve të Kosovës, përfshirë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, u prit në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si pjesë e pjesëmarrjes së tyre në Samitin e Investimeve SelectUSA 2025, ku po eksplorojnë mundësitë për të investuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi i dha mundësinë delegacionit të prezantonte planet e tyre të investimeve dhe aspiratat për një angazhim më të madh në tregun amerikan. Diskutimet u përqendruan gjithashtu edhe në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, duke përfshirë përmirësimin e shkëmbimeve tregtare dhe partneriteteve tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu falënderimin e saj të sinqertë për Departamentin e Shtetit Amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të përpjekjeve të Odës Amerikane për avancimin e njohjes digjitale të Kosovës në platformat globale teknologjike, një hap thelbësor që do t’u mundësonte bizneseve të Kosovës që të bëhen pjesë e tërësishme e ekonomisë ndërkombëtare digjitale.k.k.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore