Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën ka pritur në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOWA-s së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Maqedonci, ka thënë se me delegacionin do të diskutohet për prioritetet e bashkëpunimit mes dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti.
“Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti”, ka shkruar Maqedonci.
Maqedonci tha se thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së