Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me seriozitet Lëvizja Vetëvendosje daljen nga situata e tanishme në të cilën është Kuvendi i Kosovës, kjo do dëshmohej me vepra dhe jo me fjalë.
Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra ka pohuar se mos serioziteti i VV-së u pa edhe me pjesëmarrjen e paktë të deputetëve që patën në seancën e 42-të të Kuvendit të Kosovës.
“Nëse partia më e madhe në Kuvend do ta merrte me të vërtetë seriozisht zgjedhjen e kryetarit dhe daljen nga ngërçi politik, sot do ta dëshmonte me veprime, jo me fjalë. Por prania e mbi dhjetë deputetëve më pak në sallë tregon të kundërtën. 39 vota pro, dëshmojnë mungesë organizimi, mungesë vullneti dhe sidomos mungesë përgjegjësie”.
“Nuk mund të kërkosh fajtorë tek të tjerët kur nuk arrin as të mobilizosh radhët e tua. Pengesa më e madhe për funksionalizimin e Kuvendit është mungesa e seriozitetit nga ata që pretendojnë të udhëheqin”, u shpreh Deliu-Kodra.



Të tjera
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin
Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, në fokus siguria rajonale