Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë muaj burgim, të zëvendësuar me një gjobë prej 3.000 eurosh, zyrtarin e Qeverisë së Serbisë dhe ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq, pasi pranoi fajësinë për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.
Gjykata gjithashtu i ndaloi hyrjen në Kosovë për një periudhë dyvjeçare.
Sipas aktakuzës, më 18 korrik në Rahovec, gjatë një fjalimi para një turme serbësh, Popoviq kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste” dhe kishte nxitur përçarje e urrejtje, duke u bërë thirrje bashkëkombasve që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe.
Edhe pse autoritetet serbe pretendojnë se marrëveshja me Prokurorinë Speciale është nënshkruar nën presion, në seancën e së premtes Popoviq deklaroi para gjykatës se nuk ka pasur kërcënime dhe se e ka pranuar marrëveshjen me vullnet të lirë.
Në po këtë seancë kur u pyet se a ka pasur kërcënime ose presione për lidhjen e marrëveshjes që ia zbuti dënimin, Popoviq u përgjigj me “Jo”.
Në videon e mëposhtme mund ta gjeni deklaratën e tij kur e pranon se e lidh marrëveshjen me vet-dëshirë./telegrafi
Të tjera
Kërkohet paqe dhe lirimi i pe*ngjeve
Simiq tentoi ta shkel Kushtetutën, Basha ia ndali mikrofonin
“Mo nuk kam dyshime kush i shërben Serbisë”