Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të mbahet sonte në “Théâtre du Châtelet” të Parisit dhe siç e parashohin kompanitë e basteve, Ousmane Dembélé është në “pole-position”.
Ylli francez i Paris Saint-Germainit, kampion i botës në vitin 2018, kuotohet me vetëm 1,25, përpara spanjollit të Barcelonës, Lamine Yamal (5,25), rival kryesor për këtë trofe.
Prapa dy pretendentëve kryesorë, pozitat tjera janë më të paqarta.
Portugezi i PSG-së Vitinha e zë pozitën e tretë dhe e mbyll podiumin me kuotën 17,20, përpara Mohamed Salahit të Liverpoolit (18,40) e Raphinhas së Barcelonës (27,40), i cili e pati një sezon të jashtëzakonshëm me 34 gola e 25 asistime, numra superiorë karshi atyre të Yamal, shkruan “Gazeta Express”. .
“Outsider” të tjerë janë Khvicha Kvaratskhelia (Napoli-PSG, 63,40) e Achraf Hakimi (PSG, 43,60).
Kylian Mbappé (Real Madrid), në parashikime është jashtë Top 10.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026