Pas një nate të kaluar jashtë me miqtë apo një feste mes shoqesh, gjëja e fundit që do të donit të bënit është të largoni grimin në orën 4 të mëngjesit!
Shpesh ju ndodh të bini për të fjetur pa larguar kremin pudër, rimelin apo dhe highlighter-in që arrin të vezullojë edhe pas 8 orëve gjumë. Nuk ka rëndësi nëse e bëni këtë gjë nga dembelizmi apo sepse shpresoni që grimi juaj edhe të nesërmen të mbetet i paprekur, ajo që i bën lëkurës suaj është akoma edhe më e dëmshme.
Lëkurë të thatë: Nëse nuk pastroni lëkurën nga shtresa e kremit pudër dhe produkteve të tjera që keni vendosur në fytyrë, ajo do të jetë më e thatë se zakonisht si pasojë e mungesës së hidratimit. Makijazhi krijon gjithashtu një barrierë përsa i përket oksigjenimit të poreve.
Dobësim dhe këputje të qerpikëvee.
Buzë të plasaritura: Fjetja me buzëkuq shkakton tharje dhe plasaritje të buzëve.
Qeska dhe njolla të zeza poshte syve.
Puçrra dhe rrudha: Mos heqja heqja e kremrave dhe pudrës nga fytyra ndikon më shumë në mbylljen e poreve të fytyrës dhe krijimin e puçrrave. Sakaq nëse flini me make-up do të ketë më shumë mundësi që të keni një fytyrë me rudha dhe një lëkurë që plaket më shpejt.



Të tjera
Kurti në Davos fton Kuvajtin për investime në energji, ujë dhe infrastrukturë
Pse pritja në rend është shumë bezdisëse? Kjo është arsyeja psikologjike
Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT