“Deputetë në protestë, por jo në qëndrim”, Bytyçi befason me reagimin: Dilemat e PDK-së për pafajësinë e Thaçit

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar mbi protestën e zhvilluar në Hagë, gjatë ditë së djeshme, kundër Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë – një ngjarje që, sipas tij, nuk është vetëm shprehje e pakënaqësisë qytetare, por edhe reflektim i një strategjie më të gjerë politike, me ndikime të jashtme dhe të brendshme.

Ai hedh dyshime mbi heshtjen e deputetëve të PDK-së gjatë protestës, si dhe ironizon me qëndrimet kontradiktore të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e akuzon për qëndrime të luhatshme dhe përpjekje për të manipuluar diskursin publik në funksion të interesave të tij politike, përcjell “Bota sot”.

Me tone të forta kritike, ai trajtoi ndikimin që kjo gjykatë, por edhe qëndrimet e liderëve politikë shqiptarë, mund të kenë në skenën politike të Kosovës dhe përtej saj.

Reagimi i plotë dërguar “Bota sot”

Ajo që ndodhi nga Tirana lidhet me dy statuse të kryeministrit të Shqipërisë me protestën e Hagës. Në njërin prej tyre thoshte se “Me mendje jam me ju, atje në Hagë”! Sikur e ka ndaluar kush të shkonte e të mbante një fjalim patetik, si ato që Edi Rama di t’i mbajë kur mashtron publikun. Pra ndodhi me Ramën si me Ali Pashën: – Kokën në Janinë e trupin në Stamboll, që për Ramën përkthehet “Kokën në Hagë dhe trupin në Tiranë”! Por me siguri se nu kia ka mbajtë prapanica të shkonte sot në Hagë. Sepse me SHBA-të i ka pnët mos më keq dhe beson ende se Europa mund ta mbrojë!

Por statusi i dytë ishte akoma më qesharak. Sërishmi kërkoi që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë kundër Gjykatës Speciale të Hagës dhe ai „do të bëjë namin” duke protestuar në Europë. Madje thotë se „Parlamenti i Shqipërisë do të solidarizohet po me rezolutë me atë të Kosovës”! Skilja edhe në këtë rast ka për qëllim të fajësosjë Albin Kurtin dhe ta paraqesë atë si anti-UÇK. Edhe kjo është skemë serbe e formuluar për ta përçarë faktorin politik në Kosovë, madje për të nxit një konflikt civil atje!

Ata që nuk duan ta besojnë këtë strategji të Edi Ramës, le të vazhdojnë ta lartësojnë “si dielli që ndriçon krejt botën”! Jemi mësuar me të tilla kulte, të cilët kanë sjellë tragjeditë më të mëdha për kombin shqiptar!