Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill.
Në një prononcim për media, Kurti u shpreh se është në dorën e deputetëve të Kosovës që të vendosin nëse dëshirojnë një qeveri Kurti 2.5 deri në dhjetor, apo një qeveri Konjufca 1 deri në prill, shkruan Arbresh.info.
“Kanë ngelur edhe 10 ditë për formimin e Qeverisë së Kosovës. Mandati i është dhënë nga Presidentja Vjosa Osmani Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje. E ritheksojmë, nuk mendojmë që është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetorë e më pastaj edhe në prill. Kështu që, deputetët e Kuvendit janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill”, tha Kurti.
“Por pa asnjërën prej këtyre nuk është e mundur, pra duhet të përcaktohen njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha Kurti.



Të tjera
Ulutash vlerëson lart kontributin e Sllovakisë në misionin e KFOR-it në Kosovë
Veta*ksidentohet automjeti i KFOR-it amerikan në rrugën Mitrovicë-Jarinjë, tre të lë*nduar
Kidnapimi i Vukashinoviqit në veri, Musliu: Pse hesht Lista Serbe?