Deputeti i Kuvendit nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka bërë të ditur se do të zhvillojnë takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.
Deputeti Kinolli tha se me kërkesë edhe të Kurtit takimi do të zhvillohet pasi ky i fundit do të kthehet nga vizita e tij në Londër.
‘’Sipas informacioneve që kemi me të cilat jemi dakorduar paraprakisht ne jemi duke e pritur kthimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që pas kthimit të tij nga Londra do të takohemi për formimin e Qeverisë. Do të kem takim unë si përfaqësues i komunitetit Rom, ndërsa për të tjerët nuk kam informacione’’, tha ai për Rtv21.
Edhe deputeti i Kuvendit nga Partia e Ashkalive për Integrim, Artan Asllani, ka konfirmuar për rtv21 se do të zhvillojë takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.
Deputeti Asllani tha se preferojnë që të përfshihen në një marrëveshje koalicioni me LVV-në, por kërkesa e tyre është që komuniteti që ai përfaqëson të përfshihet në planifikimet buxhetore.
“Po, patjetër se do të pranojmë të takohemi me Kurtin. Unë jam kadorduar dhe zotëri Kurtin për bashkëqeverisje. Unë nuk e di formatin e takimit, por i di kërkesat që i kam dhe kërkesat e mia konkrete që kanë me qenë për kryeministrin e ardhshëm që komuniteti Ashkali të ketë përfshirje të plotë në buxhetin e Kosovës, me pas fonde për komunitetin ashkali. Ne nuk do ta kushtëzojmë formimin e Qeverisë me pozita”, tha ai.



Të tjera
Lista Serbe ankohet në PZAP pasi nuk iu miratua lista e kandidatëve nga KQZ
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare pa Listën Serbe, OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet
Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP