Deputeti nga radhët e VV-së, Armend Muja, ka njoftuar se është ndarë nga jeta babai i tij, Azemi, përcjell KosovaPost
Muja, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ai u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundje të shkurtër duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona.
Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura së shpejti.Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira”, ka shkruar Muja.



Të tjera
Gabimet që nuk duhet t’i bëni në Instagram
E verdha e vezës, magjike për të rinuar lëkurën
Hulumtuesit mjekësorë thonë se indeksi i masës trupore nuk mjafton për të treguar sa jemi të shëndetshëm