Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, tha se në mungesë të numrave deputetët e LVV-së po përdorin gjuhë arrogante.
Hyseni tha se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e drejtësisë, prandaj LDK nuk ka votë për Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare.
‘’Ajo që bien ë sy dhe që vërtetë lë shije të keqe politike pa asnjë koncept është se mungesa e numrave partinë fituese LVV-në e bënë arrogante. I keni parë edhe deklaratat e tyre pas seancës së dështuar për fajin e tyre se fajet i ka opozita, unë po flas për LDK-në nuk ka asnjë faj sepse gjuha e përdorur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve e ka minuar çdo mundësi bashkëpunimi. Kur vijmë tek kryeparlamentari, normalisht se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e Drejtësisë përkundër mundësive. Në vend se të bëjë reforma në drejtësi, Albulena Haxhiu, të vetmen gjë që ka ditë më bë ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. LDK nuk e ka ndryshu qëndrimin, pra nuk shkon në takime konsultative dhe nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare”, tha Hyseni.
Të tjera
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!
KFOR jep detaje për takimin lamtumirës mes Barduanit dhe Presidentes Osmani