Kosova, kryeministri Albin Kurti po bën përpjekje për hapjen e urës së Ibrit edhe pse në kundërshtim me ndërkombëtarët. Por, Kurti nuk ka mbshtetje as nga opozita në Kosovë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sa i përket hapjes së urës, po shohim shqetësime nga opozita.
Sipas tij, frika e tyre është që mos “mos t’i faturohet hapja e urës të cilën kjo opozitë për 25 vjet nuk ishte në gjendje me e hap”.
“Opozita është në kollaps total, pa kauzë, pa drejtim, e çmontuar dhe e çoroditur”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Rreth urës së Ibrit në Mitrovicë po shohim shqetësime nga opozita, të cilët duket se preferojnë ta mbajnë urën të mbyllur vetëm e vetëm që kryeministrit Kurti mos t’i faturohet hapja e urës të cilën kjo opozitë për 25 vjet nuk ishte në gjendje me e hap. Deri ku shkon mllefi ndaj kryeministrit Kurti!
E kemi një opozitë e cila 5 herë në ditë deklaron se na prishet me ndërkombëtarët apo po hyjmë në konflikt me KFOR-in. Qetësohuni, askush nuk hyn në luftë, as nuk prishemi me ndërkombëtarë, por ura do të hapet.
Opozita është në kollaps total, pa kauzë, pa drejtim, e çmontuar dhe e çoroditur.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim