Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se Lista Serbe, ndonëse ka të drejtë ligjore t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në thelb nuk mund të ndryshojë asgjë lidhur me përfaqësimin e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.
“Ata (Lista Serbe) ligjërisht kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, por në substancë nuk ndryshon asgjë, për shkak se është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese në përpikëri,” u shpreh Dugolli.
Tutje, ai theksoi se kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, ka vepruar në përputhje me ligjin kur ka hedhur në votim kandidaturën e Nenad Rashiqit, përfaqësues i komunitetit serb.



Të tjera
Si të kuptoheni me personat e vështirë
Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, i përmend synimin për anëtarësim në BE, KiE dhe NATO
Vinicius Junior e konfirmon se dëshiron të vazhdojë me Real Madridin