Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Seeback, në një postim në rrjetin sociale, Facebook, theksoi se Kanadaja ishte krenare që e njohu Kosovën herët, duke mbështetur lirinë dhe vetëvendosjen kur kjo kishte më së shumti rëndësi. Ai gjithashtu vuri në pah forcën, krenarinë dhe qëndrueshmërinë e popullit kosovar, cilësi që i respekton thellësisht.
“Urime qytetarëve të Kosovës, këtu dhe në mbarë botën, për Ditën e Pavarësisë!”, shkroi Seeback, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin dhe qytetarët e tij.



Të tjera
Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj
“Me kanë smutë s’kisha kesh, kish bërtitë” Anita flet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt
Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon