Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Seeback, në një postim në rrjetin sociale, Facebook, theksoi se Kanadaja ishte krenare që e njohu Kosovën herët, duke mbështetur lirinë dhe vetëvendosjen kur kjo kishte më së shumti rëndësi.
Ai gjithashtu vuri në pah forcën, krenarinë dhe qëndrueshmërinë e popullit kosovar, cilësi që i respekton thellësisht.
“Urime qytetarëve të Kosovës, këtu dhe në mbarë botën, për Ditën e Pavarësisë!”, shkroi Seeback, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin dhe qytetarët e tij.



Të tjera
Ramadani: Qeveria ‘Kurti 3’ është ‘Qeveri e Reprizës’
Krasniqi ia siguron Dritës fitoren dramatike
Operacioni sekret në Siri, nxirret nga kampi shqiptarja Eva Dumani, mbërrin sot në Rinas