Deputetja e sapozgjedhur e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë thirrje për reflektim nga subjektet politike dhe për bashkëpunim për të zhbllokuar Kuvendin e Kosovës, pas 15 seancave të dështuara për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përcjell KosovaPost.
Në një reagim publik, Kabashi-Muçaj tha se subjektet politike duhet të reflektojnë. “Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit”, theksoi deputetja. Ajo kërkoi që ky proces të mos mbetet më peng i politizimit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në demokraci.
Deputetja e LDK-së u shpreh se kur institucionet e shtetit ngujohen në heshtje dhe bllokadë, “zëri i ndërgjegjes duhet të dëgjohet.”
Ajo theksoi se kjo gjendje është e paprecedentë dhe e padrejtë, duke shtuar se përgjegjësia për zhbllokimin institucional është e përbashkët për të gjithë deputetët. “Përgjegjësia për të çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim,” tha Kabashi-Muçaj.
Kabashi-Muçaj theksoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe përfaqësues që veprojnë, jo që heshtin. Ajo i bëri thirrje klasës politike që të mos zhgënjejnë qytetarët me mosveprim dhe të përmbushin detyrat e tyre ligjore dhe morale.
“Zgjidhja është në duart tona. Të mos e zhgënjejmë më shumë popullin që na ka besuar,” tha mes tjerash deputetja e LDK-së.



Të tjera
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore