Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Kosovare Murseli ka treguar pse abstenoi në votimin për verifikimin e mandatit të deputetëve, ku pjesa tjetër e deputetëve të zgjedhur të kësaj partie votuan kundër.
Ajo në një deklarim për tëvë1 ka thënë këtë vendim e ka marrë pasi nuk pasur opinion të qartë lidhur me atë se a do të duhej të jepnin dorëheqje nga postet qeveritare anëtarët që janë zgjedhur edhe deputet.
“Pasi nuk u kanë një opinion i qartë rreth çështjes nuk kam dashtë me votu bllanko kam abstenua. Nuk ka diçka në aspektin politik, thjesht pasi nuk ka qenë opinioni i qartë kam abstenua”, ka thënë ajo.
Seanca konstituive e Kuvendit e së martës ka dështuar, pas nuk kishte vota të mjaftueshme për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandatit të deputetëve.
Raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve, mori 52 vota për, 46 kundër e 11 kanë abstenime.



Të tjera
Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira
Pesë ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë
Rëndësia e higjienës orale