Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu ka komentuar letrën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ku ka kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së.
Kryeziu tha se Kurti ka punuar në heshtje dhe ka kërkuar lirimin e tyre.
“Ka punuar në heshtje, ka kërkuar lirimin e tyre për shkak se janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe kanë përfunduar të gjithë procedurat, mendojmë që padrejtësisht po mbahen aty. Ata mund të lirohen deri në një moment kur të kemi një verdikt të gjykatës me rastin e përfaqësuesve të Uçk”.
Tutje, ajo tha se këtë letër Kurti e ka dërguar para 3 vitesh dhe ka punuar në vazhdimësi për këtë çështje, ndonëse ka vendosur që mos ta bëjë publike deri më sot.



Të tjera
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit
Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht
OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve