Agim Veliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke kërkuar reflektim të thellë dhe veprime konkrete brenda partisë.
Në postimin e tij, Veliu e cilëson rezultatin e zgjedhjeve si një “sinjal të qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet” dhe e sheh atë si një mesazh nga qytetarët, që kërkon reflektim të thellë nga drejtuesit e LDK-së.
Ai thekson se humbjet e rënda nuk duhet relativizuar apo kaluar me heshtje, duke shtuar se “dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike”.
Sipas tij, përgjegjësia është parakusht për besim në demokraci.
Postimi i plotë:
Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.
Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike.
LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për:
• analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes,
Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme.
Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së.



Të tjera
Aspirina nuk rekomandohet për të moshuarit që s’kanë faktorë rreziku
Është në interes të Kosovës që të rizgjidhem presidente
Allegri për lojtarin shqiptar: “Duhet të kuptojë futbollin italian”