Derbi i qytetit i takon Milanit

Derbi i qytetit i takon Milanit

Milani ka shënuar fitore minimale por të madhe si mysafir i Interit në javën e 12-të të Serie A-së.

Mjaftoi një gol i Christian Pulisicit në minutën e 54-t për të vendosur fituesin e kësaj ndeshjeje.

Zikaltrit patën mundësi të artë barazimi në minutën e 74-t, por Hakan Calhanoglu dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Milani ngjitet i dyti me 25 pikë, dy më pak se Roma që mban të parin.

Ndërsa, Interi që ishte i pari deri në këtë xhiro, zbret i katërti me 24 pikë.