Dërgesat e telefonave inteligjentë të Apple në Kinë raportohet se kanë rënë për 9% në tremujorin e parë nga një vit më parë.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte i vetmi prodhues i madh që pa një rënie, sipas të dhënave nga firma kërkimore IDC.
Për më keq, ky ishte tremujori i shtatë radhazi i rënies së Apple.
Analisti i IDC Will Wong tha se struktura e çmimeve premium të Apple e ka penguar kompaninë amerikane të kapitalizojë nga subvencionet e reja qeveritare të prezantuara në janar, të cilat nxitën rritjen në tremujorin e parë.



Të tjera
Humbni peshë me ujë e banane
Dy përballje interesante në Superligën e Kosovës
Përfitimet shëndetësore nga pjepri