Opinionistja Aida Dërguti ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo nuk ka sjellë rezultatet që priteshin.
E ftuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Dërguti tha se Kurti po takohet vetëm me homologët e tij, pasi zyrtarisht është deputet.
“Zyrtarisht, ai është vetëm deputet, dhe ka takuar homologët e tij. Përtej kësaj, Shtetet e Bashkuara po e njohin si qeverisje në detyrë, ose siç po i thonë, kryeministër i përkohshëm. Kjo vizitë është më shumë elektorale dhe, siç duket, ka rezultuar e dështuar në raport me pritjet e tij”, u shpreh Dërguti.



Të tjera
Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrsesi pa u pjekur mirë
Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë